23:13 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pse duhet ta votoni Skender Reçicën për deputet?

Skender Reçica i NISMA’s Socialdemokrate në këto zgjedhje kandidon për deputet në Parlamentin e Kosovës. Reçica gjatë këtij mandati ka shërbyer si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, nën drejtimin e të cilit janë iniicuar reforma në fushën pensionale, të marrëdhënies së punës, sociale e familjare, janë trajtuar mbi 27.000 punëkërkues në punësim të rregullt, masa aktive të tregut të punës dhe aftësim profesional.

Siguria dhe shëndeti në punë kanë njohur përmirësim për shkak të masave të shumta që ka ndërmarrë Reçica në këtë mandat.

Për herë të parë është menduar kompensimi i lehonave të papunësura përçka dhe nën drejtimin e tij MPMS ka hartuar Projektligj të veçantë për lehonat, njohja e stazhit të punës për të dëbuarit nga puna nga regjimi serb në vitet e 90′, largimi i kritereve diskrimunuese për familjet përfituese të asistencës sociale, etj.

Nën drejtimin e tij, MPMS ka përmbushur 100% planin e punës si dhe ka përmbushur 100% masat e parapara nga MSA-ja dhe objektivat e agjendës për reformat evropiane ERA.

Janë këto vetëm disa nga të arriturat që janë shënuar gjatë kohës së tij si Ministër. Edhe analistët në vend kanë vlerësuar se Reçica duhet të jetë një nga deputet në legjislaturën e re, për shkak të arritjeve të tij si ministër dhe bagazhit profesional që mbartë.

Skender Reçica garon me numrin 14 në koalicionin NISMA-AKR-PD që mbartë numrin 122.