Pse duhet të bëni më shpesh seks gjatë dimrit
Ashtu siç ndryshon humori nga njëra ditë në tjetrën, për një arsye a një tjetër, ndryshon edhe jeta seksuale. Në fakt, shumë ekspertë thonë se çiftet tentojnë të kenë jetë seksuale më aktive gjatë dimrit se sa gjatë muajve të tjerë të vitit.
Por përveç përfitimeve bazike të jetës seksuale, cilat janë gjërat pozitive të seksit gjatë periudhës së dimrit? Pse duhet të qëndrosh zhveshur më shumë, në një kohë kur jashtë gjithçka është e ngrirë?
Parandalon gripin dhe lufton të ftohtin
Studiuesit e ‘’Wilkes University” në Pensilvani (SHBA) gjetën në pështymën e njerëzve që bënin shpesh seks gjatë dimrit, nivele të larta të imunoglobulinave A. Këto të fundit janë grupe proteinike të cilat veprojnë si antitrupa në organizëm dhe e mbrojnë nga virozat e stinës.
Mban nën kontroll kolesterolin
Gjatë dimrit prireni të hani më shumë krahasuar me stinët e tjera, si rrjedhojë konsumoni më shumë yndyra dhe ushqime të përpunuara të cilat jo rrallëherë ndikojnë në çekuilibrin e nivelit të kolesterolit në gjak. Sipas një studimi të SIAMS (Shoqëria Italiane e Andrologjisë dhe Shëndetit Seksual), jeta seksuale aktive gjatë dimrit ul nivelet e kolesterolit të keq, sidomos tek meshkujt.
Djeg kaloritë
Gjatë një akti seksual digjen mesatarisht 200 kalori, të barazvlefshme me 20 minuta ushtrim në biçikletë.
Ndihmon të flini më mirë
Gjatë dimrit, ajri në shtëpi është i thatë dhe mund të keni probleme me frymëmarrjen. Ku qëndron lidhja mes kësaj gjëje dhe seksit ? Shumë e thjeshtë, gjatë seksit lëshohen substanca kimike si dopamine që ju ndihmojnë të qetësoheni dhe të flini më mirë