Pse duhet të gënjeni partnerin tuaj në lidhje me gjendjen e llogarisë bankare?
Çdo kush është fajtor për gënjeshtrat e bardha, por kur është pyetja që një lidhje të ndërtohet mbi bazat e besimit, a duhet t’i thuhet partnerit edhe gënjeshtra të bardha?
Sipas psikologes dhe romancieres Helene Fermont nga Londra ka disa gjëra që thjeshtë gjysma tjetër nuk duhet t’i dijë rreth jush.
Shkrimtarja e cila shqyrton temën e gënjeshtrës në romanin e saj të fundit, insiston që çdo grua të ketë llogarinë e vet bankare dhe të mos zbulojë tek partneri i saj gjendjen e balancit, transmeton Indeksonline.
“Duke mos qenë financiarisht i pavarur ju vë juve në rrezik që të jeni të bllokuar dhe kjo nuk është e drejt për ju”, tha ajo për Femail.
“Gënjeshtra për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë tuaj kur është e nevojshme është e pranueshme”, ka shtuar ajo.
“Nuk është e nevojshme të zbulohet shuma e saktë në llogari. Të keni privatësinë financiare dhe të mos varesh nga tjetri është baza e një lidhje të shëndetshme dashurore”, ka thënë Helene./Indeksonline.