18:41 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pse duhet të qetësoheni? Shkencëtarët tregojnë dëmtimet e stresit

Stresi është i mirë. Ai na bën më të shpejtë, më të fortë, më të shkathët dhe truri ynë ka kujtesë më të mirë dhe fleksibilitet.

Kjo është arsyeja pse njerëzit janë të gatshëm të vihen në punë stresuese ose të angazhohen në sportet ekstreme.

Problemi është se nëse nuk kontrollohet, stresi mund të na lërë të ngrirë në vend dhe të paaftë të mendojmë- diçka shumë e njohur për njerëzit që kanë nevojë të flasin në publik ose studentët e ulur në sallën e provimit.

Duke kuptuar se çfarë po ndodh brenda trupit tonë dhe pse, ne mund të mësojmë të kontrollojmë stresin dhe ta përdorim atë përparësi.