75 Mall Live Search
19:35 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / L K

Pse duhet të testohet tiroidja e të posalindurit?

Kur ne u sugjerojmë prindërve testimin e hormoneve të gjëndrës tiroide te i posalinduri, shumë herë e shohim skepticizmin e tyre, duke mos besuar se një i posalindur mund të ketë probleme të tilla.

*Por ekspertët në botë i kushtojnë shumë rëndësi këtij ekzaminimi, sepse hipotiroidizmi është gjendje kur i porsalinduri nuk mund të prodhojë hormonet e tiroides.

 *Gjëndra tiroide për nga madhësia duket e vogel por hormonet e saj luajnë një rol të jashtëzakonshëm në shumë procese metabolike që i japin trupit energji.

*E kur flasim te të posalindurit, gjëndra tiroide është thelbësore në zhvillimin e trurit. *Prandaj, sado që janë të rralla problemet me tiroiden te të posalindurit, testimi i tyre përmes një analize laboratorike është domosdoshmëri, sepse me një analizë të thjeshtë parandalohen probleme që mund t’a ndikojnë gjithë jetën e fëmijës.

*Në laboratorin e spitalit “Fati Im”, testimi i hormoneve të gjëndrës tiroide bëhet me profesionalizëm të lartë.

 🏥SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!