75 Mall Live Search
23:27 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / MSH

Pse duhet t’i lyeni buzët sa më shumë?

Ne të gjithë e dimë se lyerja e buzëve mund të jap rezultatin mahnitës të gjithë pamjes suaj, mirëpo ky mund të jetë edhe më tepër se kaq.

Po, Aliza Licht ka kryer një studim mbi përcjellëset e saj në Twitter, dhe rezultatet janë shumë domethënëse.

Prej 460 profesionisteve femra, 91.2% mendonin se kjo ishte krejtsisht e përshtatshme për punë, ndërsa 78.8% kanë thënë se kjo i ka bërë të ndjehen më të sigurta në vendin e punës. Dhe vetëm 14.7% kanë reaguar me përgjigje negative për lyerjen e buzëve.

Aliza nuk është e vetmja femër që e ka provuar se sa i rëndësishëm është buzëkuqi i kuq.

Një në 11 prej nesh kanë frikë ti dalin ndonjë ish partneri me buzë natyrale, si dhe një në 12 përdorin buzëkuq për ti kërkuar shefit rritje të pages.

1/3 e femrave theksojnë se lyerja e buzëve me buzëkuq gjatë takimit të parë, i bën ato të ndjehen më me vetëbesim, ndërsa mbi 25.2% ndihen më të fuqishme dhe me guxim kur lyejnë buzët me nuancën e tyre të preferuar.

Por, cilën ngjyrë e pëlqejmë më së shumti? Nuk ka asgjë më të mirë se kërkimi rreth të bukurës. 43% e të anketuarve u shprehën se zgjedhja e buzëkuqit mvarej nga gjendja emocionale dhe veprimet që ata bënin atë ditë, duke e quajtur si “mjet transformues” nga zyra në bar apo lokal.

Nuanca jonë e preferuar varet gjithashtu nga mosha. Mbi një e treta e femrave të moshës 16-24 vjeçe preferojnë ngjyrën e kuqe, ndërsa një në tetë femra mbi moshën 55 vjeçare do zgjedhnin nuancën rozë.

Shumica e femrave nga mosha 25-34 vjeç favorizojnë nuancën mat ngjyrë nudo. Është shumë interesante se gjenerata të ndryshme kanë mendime të ndryshme rreth buzëve ngjyrë rubini (e kuqe e thellë). 70% e tyre nga mosha 16-24 mendojnë se paraqet një vështrim klasik, krahasuar me 18% të femrave mbi moshën 55 vjeç.

Në vend të kësaj, 56% e kësaj kategorie përshkruajnë këtë ngjyrë si “të guximshme”. Duke marrë parasysh ikonat si Marilyn Monroe dhe Cleopatra që kanë tronditur botën me buzët e kuqe, ne mund të shohim se si kjo nuancë i përshtatet dy kategorive.

Dhe, që të dyja janë femra inspiruese që ia vlen të frymëzohesh nga to.

Vicky Beckett – Arbonne UK drejtore e përgjithshme, thotë: ”Ky studim vërteton se buzëkuqi lidhet prerazi me atë se si synojmë të ndjehemi dhe pse ka aq shumë arsye për tu ndjerë mirë”.