75 Mall Live Search
23:08 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / F.R

Pse e anuluat tubimin mbrëmë në Shtime? – Visar Azemi i kundërpërgjigjet Enver Halitit

Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi ka reaguar në Facebook, pasi Enver Haliti i VV-së ka kritikuar tubimin e LDK-së në Ferizaj. 

“Kur jemi te tubimet, tregona Enver ti dhe partia jote pse e anuluat tubimin mbrëmë në Shtime?”, ka shkruar Azemi. 

Azemi e ka porositur Enver Halitit që më mirë të merret me Vuk Hamoviçin që po pasurohet nga paratë e qytetarëve të Kosovës, si shpërblim nga qeveria e udhëhequr nga VV. 

“Merru më mirë me problemin se si ti dhe krejt qyteti ynë, Ferizaji, çdo dimër po e kalon në terr. Këto edhe tenderët e dyshimtë në KEK, duhet me qenë brengat e tua, e jo tubimet e LDK-së”, ka shkruar Visar Azemi. 

Sipas Azemit, në mungesë të punës, rezultateve, e duke ju dal skandalet çdo ditë, VV ende beson që duke sulmuar LDK-në i marrin votat e qytetarëve! “Enver, zgjidh shpresën, leje urrejtjen!”, ka shkruar Azemi.