13:41 / E Martë, 04 Tetor 2022 / B O

Pse e mori Musolini ‘shpatën e muslimanëve’?

Pse lideri i një vendi që njihet si ‘zemra e Krishtërimit’ e mori këtë ‘shpatë’?

Benito Amilcare Andrea Mussolini njihej për shumë gjëra. Si krijuesi origjinal dhe ‘babai’ i fashizmit, diktatori i Italisë dhe lideri ekstremist la ndikimin e tij në popullin italian dhe në librat e historisë.

Edhe pse bëmat dhe dështimet e tij në Luftën e Dytë Botërore janë të njohura, ka edhe një anë tjetër më pak të njohur të diktatorit që do ta eksplorojmë sot.

Për ta bërë këtë, ne do të shohim jetën e Musolinit para Luftës së Dytë Botërore dhe se si udhëheqësi katolik u bë ‘Mbrojtësi i Islamit’.

Libia italiane

Me ardhjen e Musolinit në pushtet, Mbretëria e Italisë arriti të mbante më pak koloni në krahasim me rivalët e tjerë të saj, si Britania apo Franca.

Një nga kolonitë e pakta që Italia kontrollonte njihej si Libia Italiane, një zonë e cila tani është kryesisht nën kontrollin e shtetit modern libian.

Megjithëse Italia u përball me trazira nga banorët vendas për shkak të dëshirës së tyre për pavarësi, në fillim të viteve 1930, Italia kishte pak a shumë kontroll të plotë të të gjithë territorit.

Në përpjekje për të qetësuar rajonin, Musolini kuptoi se ai duhet të bënte diçka që do ta tregonte atë në një dritë më të favorshme për popullin mysliman që ai tashmë sundonte.

Ceremonia e ardhjes së Musolinit në Tripoli, Libi

Për ta arritur këtë, edhe pse Musolini ishte një i krishterë i devotshëm, ai kërkoi të merrte një titull prestigjioz brenda besimit mysliman për t’u treguar njerëzve që pavarësisht se i sundonte, ai kishte gjithashtu një angazhim personal me besimin e tyre.

Duke marrë nën zotërim Libinë Otomane, Musolini deklaroi se ai tashmë do të trashëgonte autoritetin e Kalifit (Khalif do të thotë udhëheqësi i një khalifati apo shteti islamik).

Si e tillë, kjo i dha të drejtën Musolinit t’i jepte vetes titullin “Mbrojtësi apo Protektori i Islamit”.

Ky titull u legjitimua më tej me të drejtën e tij për “Shpatën e Islamit”, një tjetër titull nderi që iu dha atij nga Iusuf Keriscm, një udhëheqës berber që ishte dashamirës i pushtimit italian në Afrikën e Veriut.

Por ceremonia në të cilën Musolini mori “Shpatën e Islamit” nuk shkoi sipas planit.

Për të projektuar më tej fuqinë dhe përkushtimin e tij mbi subjektet e tij myslimane, Musolini planifikoi një fotosesion i cili do të ngurtësonte në histori momentin kur atij i paraqitej ky titull nderi.

Shpata e Islamit teksa mbahet nga Iusuf Keriscm via Wikipedia Commons

Shumë nga fotot e kësaj ngjarja ishin të papërdorshme pasi nuk e shfaqnin diktatorin në dritë të mirë. Një nga fotot e vetme që u shfaq për publikun është ajo e parë më lart, e cila u modifikua shumë për të lënë jashtë një nga ndihmësit e Musolinit që mbante kalin e tij.

Pas ceremonisë fillestare, Musolini parakaloi gjithashtu nëpër kryeqytetin e Libisë, Tripoli, për të forcuar edhe më tej statusin e tij mes njerëzve që ai sundonte në Afrikën e Veriut.

Gjatë kësaj parade, diktatori italian i konfirmoi popullit të Libisë se do të ruante “paqen, drejtësinë, mirëqenien dhe respektin për ligjet e Profetit”.

Pasi mbaroi kjo shfaqje e pushtetit, shpata u vendos në ekspozitë në shtëpinë verore të Musolinit, ku mbeti deri në vitin 1943, kur trupat italiane të rezistencës morën përsipër dhe plaçkitën rezidencën e tij.

Që atëherë, vendndodhja e shpatës ka mbetur një mister.