75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / L K

Pse është mbledhur LDK-ja në Istog?

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një takim në Istog.

Në një fotografi nga takimi, shihet një numër i madh i pjesëmarrësve në këtë takim ku i pranishëm është edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pjesë e këtij takimi merret vesh se janë edhe të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në të gjitha komunat e Kosovës.

Nuk dihen ende arsyet e takimit, por shihet si takim i strukturave të LDK-së.