Pse fansat u tmerruan nga filmi i ri i Demi Moore-t?

Filmi i ri i Demi Moore-t, “The Substance” i ka tmerruar britanikët, pasi ata thonë se ky është filmi më i keq që kanë parë ndonjëherë.
“The Substance” synon të trajtojë çështjen e standardeve të bukurisë së Hollivudit dhe Demi luan rolin e Elisabeth-es Sparkle, transmeton Indeksonline.

Elisabeth-a zbulon një lloj droge në treg dhe mundohet të krijojë një version të ri, më të bukur, me të përsosur.
Aq e tmerrshme saqë shikuesit e kinemasë janë larguar vetëm disa minuta pasi nisi transmetimi.

“Të paktën 20 njerëz u larguan nga shfaqja para përfundimin, ishte brutale”, tha një shikues për “The Sun”./Indeksonline/
