75 Mall Live Search
11:00 / E Martë, 06 Gusht 2024 / AR

Pse fansat u zhgënjyen me finalen e sezonit të “House of the Dragon”?

Pas publikimit të sezonit të dytë të “House of the Dragon” shumë fansa po pyesin veten: “A është vërtet e gjitha?”

Në mediat sociale, episodi i fundit quhet “një ngacmues 70-minutësh”. Madje, “Guardian” shkruan se krijuesit e serialit kanë zhgënjyer fansat e tyre, transmeton Indeksonline.

Çfarë ndodhi? Familja e dinastisë së kalorësve të dragoit është e ndarë dhe e gatshme të vrasë njëri-tjetrin për të sunduar mbretërinë. Në sezonin e dytë, mbretëresha Rhaenyra arriti të mobilizojë gjithsej gjashtë dragonj të gatshëm për betejë, duke fituar kështu një avantazh në luftë.

Ky tregim përfshinte tetë episode, duke zgjatur pak më shumë se tetë orë në total. Nga fillimi deri në fund të sezonit diçka po përgatitet pa pasur një përfundim./Indeksonline/