07:45 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pse gjaku për analiza merret nga gishti i unazës

A e keni vërejtur që çdo herë që është nevoja që tu merret gjaku për analiza, ai merret nga gishti i unazës? Duket se për këtë ka arsye.

Gishti i unazës i ndjen dhimbjet më pak se gishtat e tjerë. Ai “punon” ose sforcohet më pak dhe ka lëkurë më të hollë, favorizuese për të marrë gjak për analizat.

Gishti i madh dhe gishti i vogël janë shumë të lidhur me krahun. Ndaj nëse merrni ndonjë infeksion, këta gishta e përçojnë dhe e shpërndajnë atë në krahë, apo edhe në ndonjë pjesë tjetër të trupit, varësisht nga serioziteti i gjendjes. Gjaku duhet marrë në të gjithë gishtat e tjerë përveçse te i madhi dhe i vogli.

Gishtin e unazës nëse nuk e “lodhni” edhe aq shumë, plaga që u është shkaktuar nga marrja e gjakut, është lehtësisht e shërueshme dhe merr pak kohë.