16:24 / E Diele, 26 Janar 2020

Pse gjatë dimrit çrregullohen periodat?

Dimri përcjellët me gripe të rënda e të gjata.

Por sikur kjo të mos mjaftonte gjatë stinës së dimrit edhe cikli menstrual çrregullohet, njofton Klan Kosova.

Sipas Dr Preethi Daniel është një gjë e njohur për gratë që të ankohen se periodat e tyre po keqësohen në dimër. Ndryshimi kryesor, shpjegon Dr. Daniel, është sa kohë do të zgjasë gjakderdhja juaj. “Dimri mund të ketë një ndikim në gjatësinë e ciklit”, tha ajo.

“Dimri do të thotë të kalojmë më shumë kohë brenda, të dalim më pak jashtë dhe të hamë më shumë. Kjo mund të ketë një efekt të keq në simptomat para menstruacioneve pasi është gjetur se gratë që janë më aktive kanë cikle shumë më të rregullta dhe më të menaxhueshme se sa ato që nuk kanë aktivitet fizik”, vuri në dukje ajo.

Mos i humb