09:30 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pse Haalandi u përjashtua nga klubi i natës, në Norvegji?

Javën e kaluar qarkulloi një video në rrjetet sociale, ku shihet se si disa rojtarë e largojnë futbollistin, Erling Haaland, nga një klub i natës në Norvegji.

Arsyen se përse është larguar nga klubi i natës ka treguar Kristofer Naesheimmi përgjegjës për sigurinë e atij klubi të natës, transmeton Indeksonline.

“Haalandi nuk ishte i dehur. Ai ishte shumë bashkëpunues dhe mirëkuptues për situatën pasi bëmë një bisedë jashtë”, u shpreh ai për “Bild”0-in.

Tutje, shefi i sigurisë tregoj se kjo u bë për të mirën e futbollistit.

“Shkaku i situatës nga koronavirusi, personeli ishte i shqetësuar nga turma që filloi të mblidhej rreth Haalandit dhe për këtë arsye i kërkuam atij të largohej”, tha Naesheim./Indeksonline/