75 Mall Live Search
06:44 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / F.R

Pse ia vlen të votohet 80-shi i Vetëvendosjes, Burim Mehmeti

Burim Mehmeti, kandidat me numrin 80 nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, paraqitet si një nga figurat me përvojë më të gjatë profesionale në garën zgjedhore.

I lindur më 7 mars 1973 në Prishtinë, Mehmeti ka mbi 30 vjet përvojë në biznes, pasuri të paluajtshme dhe konsulencë. Që nga viti 2010, ai është mbështetës aktiv i Vetëvendosjes, duke u rreshtuar vazhdimisht përkrah politikave që promovojnë drejtësi sociale, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Aktualisht Drejtor Menaxhues i kompanisë “Fisi Gold”, Mehmeti ka udhëhequr strategji të suksesshme zhvillimi dhe ka ndërtuar bashkëpunim të qëndrueshëm me institucione dhe partnerë biznesorë. Ai është gjithashtu investitor në sektorin e pasurive të paluajtshme përmes “L&B Capital”.

Përveç angazhimit profesional, Mehmeti është i njohur edhe për kontributin në komunitet. Si themelues i “X-Trailers Running Club”, ai ka promovuar sportin dhe shëndetin publik, duke e shndërruar klubin në një organizatë me mbi 150 anëtarë aktivë dhe pjesëmarrje në gara vendore e ndërkombëtare.

Në fushën akademike, nga viti 2014 deri në 2018, ai ka qenë ligjërues në Kolegjin “Globus”, ku ka mbajtur ligjërata mbi menaxhimin e biznesit, investimet dhe politikat publike.

Mehmeti ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ka diplomë Master në Menaxhment Gjeneral Internacional. Ai flet rrjedhshëm anglisht dhe serbisht.

Sipas tij, përvoja në biznes, arsim dhe angazhimi qytetar e bëjnë të gatshëm për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, me fokus në zhvillimin ekonomik, drejtësinë sociale dhe qeverisjen e përgjegjshme./IndeksOnline/