18:08 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Pse Ilir Meta nuk e dekretoi ministrin kosovar?

Indeksonline

Në asnjë shoqëri të Ballkanit, madje do të thosha as në vendet e skajshme afrikane kur zhvillimi dhe emacimipmi është në mëdyshje në të gjitha drejtimet e mundshme, nuk manipulohet më shumë sesa me nocionin rinia, siç ndodh me klasën politike shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Të gjitha partitë poltike e dëshmojnë me bollëk se ofrojnë pranë vetes njerëz të rinj me vlera të dyshimta, servilë, njerëz pa formime intelektuale e njerëzore.

Po të shikohen të gjitha partitë politike në Kosovë, rezultojnë ta kenë problemin e njëjtë. Padronët e paditur të partive politike ofrojnë pranë vetes njerëz servilë, (disa prej tyre flasin një anglishte të kamarierëve).

Në shumicën e rasteve të gjithë shefat e klasës politike parapëlqejnë njerëzit e pa formësuar, si nga ana njerëzore, e po ashtu edhe nga ana intelektuale. Rinia, rinia, rinia është fjalori i stërmbushur i skenës politike. Ajo në të vërtetë nuk ka hapësirë as për ta nxënë dijen, e as për ta shprehur aktivitetin në pajtim me kërkesat e moshës që ata kanë. 

Rasti i Edi Ramës për ta emëruar shef të diplomacisë një djalë të ri nga Kosova, të shkolluar gjithandej nëpër Evropën Qendrore nuk hasi në mirëkuptim, në mbështetje apo miratim të Presidentit Ilir Meta.

Dhe, Ilir Meta, si President i Shqipërisë, i cili partinë e vet e ka oligarki familjare kriminale, në një stil që as diktatorët e komunizmit nuk kanë vepruar, merr guximin për ta refuzuar një djalë relativisht të ri, por, të formësuar me një bagazh shumë të pasur intelektual, njerëzor e familjar.

Por pse Ilir Meta e refuzon vlerën? Në qoftë se bazohemi në miqt e Ilir Metës në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, atëherë mund të arrihet tek një përfundim i thjeshtë dhe i saktë: të gjithë miqt politik të Ilir Metës, janë ata që dijen e kanë blerë, si në Kosovë, si në Maqedoni si në Shqipëri. Ilir Meta dëshmoi edhe një herë se është ende në krahun krye-mafioz të Ballkanit, duke ndëshkuar vlerën dhe duke mos i dhënë rast shembullit për tejkalimin e mos dijes dhe shkëmbimin e saj me jo vlerën.

Ilir Meta na dha shembullin se mafia dhe kriminaliteti duhet ta mbizotërojë shoqërinë shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e gjetiu në diasporë.

Mosmiratimi i Ilir Metës për të nominuarin si shef të diplomacisë z. Gent Cakaj, nuk është vetëm turp. Është shqetësim serioz i vlerave dhe i perspektivës shqiptare. /Indeksonline/