75 Mall Live Search
23:45 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / G T

Pse ishte i mërzitur Broja? Trajneri shqiptar tregon arsyen: Ka të bëjë me SNQ-n!!

Trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori ka folur së fundmi për Armando Brojën. I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, tekniku ka treguar versionin e tij për formën e sulmuesit të Kombëtares.

Ai thotë se sulmuesi kuqezi ka komplikacionet e veta dhe mendimet janë ato që e lodhin shumë. Gjithashtu, Plori shton se Broja ka probleme në sistemin nervor qëndror, duke e quajtur shkurt SNQ.  

“Pse qau Broja? Broja ka komplikacionet e veta. Është një lojtar i cili kërkon të arrijë shumë në vetveten e tij dhe s’po i përgjigjet fiziku në mendjen e tij. SNQ siç i themi ne, sistemi nervor qëndror. Ngaqë ajo s’po i përgjigjet, ndodh kjo”, tha Elvis Plori.