19:13 / E Diele, 07 Prill 2019

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Shpesh ndodh që pas seksit, të kemi dhimbje në fundin e barkut, por pse?! Arsyet janë të ndryshme dhe mjafton një që trupi juaj të mos jetë në gjendje normale.

Po ju prezantojmë pesë arsye krejtësisht të zakonshme, për shkak të të cilave nuk do të duhej të bënit panik.

1. Ju s’i dhatë rëndësi paralojës

E kemi thënë e stërthënë, paraloja është shumë herë më e rëndësishme edhe se vetë seksi. Thatësira nuk të ndihmon aspak. Jo vetëm që kënaqësia është më e ulët, por duhet që më vonë të duroni dhe dhimbjet e barkut.

2. Fajësoni pilulën e emergjencës

Pilula e emergjencës na bën më të ndjeshme ndaj irritimeve dhe dhimbjes.

3. Lëkura juaj po reagon ndaj produkteve

Nëse e shihni që dhimbja ka filluar shumë pak pasi keni përdorur produkte për higjienën personale apo kondomë të ndryshëm, kujtoni që shkaku janë këto. Ç’të bëni?! Rregulli numër 1 është të hiqni dorë nga larësit e ndryshëm që përdorni për vagjinën.

4. Nuk përjashtohen problemet shëndetësore

Infeksionet e vagjinës, myku, herpersi apo sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme janë një tjetër arsye pse ju ndjeni dhimbje pas seksit. Më e mira që mund të bëni është të takoni gjinekologun tuaj për të marrë kurën që ju duhet me saktësi.

5. Ovulacioni

Koha e ovulacionit mund të jetë e dhembshme për shumë femra, posaçërisht pas marrëdhënies seksuale gjatë së cilës nuk krijohet shtypje në cerviks. Pas orgazmës shfaqen kontraktimet e muskujve të mitrës, krijohet shtypja në fshikëz etj