75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / AR

Pse Kate nuk mori pjesë në garat me Princin William? Zbulohet arsyeja

Princesha e Uellsit shqetësoi ndjekësit pasi nuk mori pjesë në garat e Royal Ascot dje, me sa duket në minutën e fundit.

Por burime mbretërore deklaruan se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar dhe se bëhej fjalë thjesht për arsye shëndetësore, trasmeton Indeksonline.

Ndihmësit theksuan gjithashtu se Catherine po vazhdonte të “balanconte kthimin e saj në jetën publike” pas diagnozës së saj me kancer vitin e kaluar, pas së cilës ajo e bëri të qartë se do të rifillonte detyrat e saj me një qasje të ngadaltë dhe të matur.

Burimet theksuan se nuk kishte “asnjë arsye për shqetësim” dhe Catherine po ndiqte udhëzimet që ndihmësit e pallatit kanë dhënë gjithmonë: që ajo do të “balanconte kthimin e saj në detyrat publike”, pas paraqitjeve në Trooping the Colour të shtunën dhe në shërbimin e Order of the Garter të hënën./Indeksonline/