18:27 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Pse këtë vit njerëzit janë shumë të prekur nga gripi?

Është bërë gjë e zakonshme këtë vit që njerëzit të deklarohen të sëmurë nga epidemia e gripit. Niveli i përhapjes është duke i kaluar parashikimet e zakonshme.

Raporti i Shëndetit Publik në Angli ka treguar rezultatet e një jave të gjendjes me gripin, ku thuhet se janë rreth 205 raste të reja brenda vetëm gjatë një jave që janë nën përkujdesje intensive. Ndërkaq numri i të prekurve nga gripi kalon shifrën prej 1,2280.

Por, pse gripi këtë vit është më i keq dhe më i përhapur?

Mendohet se janë disa faktorë, duke përfshirë këtu llojet e reja të influencës dhe popullsinë e cila është gjithmonë në rritje.

“Gripi mund të prekë secilin, por më së lehti ata që kanë sistem imunitar të dobësuar, me astmë dhe sëmundje kronike të zemrës ose të mushkërive”, thotë dr Thornber.

Më të rrezikuar po ashtu konsiderohen të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat./Indeksonline/

Temat: