Pse kjo ditëlindje është e veçantë për Ardian Bujupin?
Këngëtari Ardian Bujupi feston sot një moment të veçantë në jetën e tij, duke mbushur 35 vjeç.
Kjo ditëlindje ka një domethënie edhe më të madhe për artistin, pasi është e para që e feston në rolin e babait, shkruan Indeksonline.
Pas një periudhe të suksesshme në muzikë dhe në jetën personale, Bujupi po shijon një kapitull të ri, duke e ndarë lumturinë e tij mes familjes dhe karrierës. Fansat dhe miqtë e tij kanë nisur urimet në rrjetet sociale, duke e përgëzuar për këtë fazë të re në jetë.
Kjo ditëlindje shënon jo vetëm një tjetër vit në karrierën e tij, por edhe fillimin e një rrugëtimi të ri si prind./Indeksonline/


