12:39 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pse lëndimet në Real Madrid janë top-sekrete?

Të jesh i lënduar hyn në informatat publike që disa vite në La Liga, por kjo nuk ndodhë edhe me Real Madridin.

Kjo për shkak se klubi ka vendosur të mos e informojë publikun për lojtarët, të cilët janë në trajtim mjekësor.

Në El Alcoraz, të dielën, skuadra do të jetë pa Marcelo, Toni Kroos, Sergio Reguilon dhe Mariano, transmeton IndeksOnline.

Dy të parët nuk luajtën ndaj Valencias dhe Melillas dhe nuk priten të përballen me Huescan sot.

Marcelo ishte lënduar në Romë, por pa njoftim zyrtar për të, ashtu si edhe Kroos.

Ai ka punuar jashtë me skuadrën në stërvitje këtë javë, por nuk është ftuar nga trajneri, Solari./IndeksOnline/