Pse Lista Srpska mori më pak vota se në zgjedhjet tjera, dy janë arsyet sipas Rada Trajkoviq

Politikanja serbe, Rada Trajkoviç, ka thënë se arsyeja pse Lista Serbe mori më pak vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara është për dy arsyeje.
Ajo tha se kjo është për shkak të emigrimit e serbëve, si dhe siç tha ajo rritjen e “albanizimit” në komunat me shumicë serbe.
Në një prononcim për për Agjencinë Rajonale të Lajmeve JUGpress, ajo ka pretenduar se Albin Kurti po punon për të destabilizuar serbët e Kosovës.
Ajo pretendoi se këtë Kurti e bëri edhe në Maqedoninë e Veriut, duke shtypur siç thotë ajo partitë shqiptare që stabilizuan Maqedoninë, përcjell Kossev.
Trajkoviq ka thënë se e ardhmja e komunave me shumicë serbe do të jetë plotë sfida mes pushtetit lokal dhe qendror, veçmas nëse Qeverinë e udhëheq Kurti “represiv”, siç ka thënë ajo.