Pse Mbappe nuk del në konferencat për shtypin në Katar? Fajin e ka një birrë…

Që kur ka nisur Kupa e Botës, Kylian Mbappé nuk është shfaqur në konferencat për shtyp dhe nuk do të bëjë deri në fund.
Federata Franceze ka marrë përsipër ta paguajë gjobën e FIFA-s në rastet kur MVP i ndeshjeve nuk pranon të flasë.
Arsyeja kryesore e këtij vendimi të Mbappesë është shmangia e pyetjeve rreth së ardhmes së tij, por jo e vetmja.
Arsyeja tjetër është ekstrasportive: “ylli” francez nuk dëshiron të reklamojë birrën Budweiser, që është sponsori kryesor i “Katar 2022”.
Mbappé ka fshehur markën e alkoolit sa herë që ka pozuar me trofeun.
Bën politikën e tij për të drejtat e imazhit që të mos reklamojë markat e ushqimeve të padëshiruara, basteve sportive ose pijeve alkoolike.