10:42 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Pse mbretëresha britanike ka dy ditëlindje?

Mbretëresha Elizabeth, ashtu si shumë monarkë britanikë para saj ka dy ditëlindje.

Ajo ka ditëlindjen normale dhe një ditë të veçantë që është ditëlindja zyrtare si mbretëreshë, transmeton Indeksonline.

Por përse është kështu?

Mbretëresha ka ditëlindjen e zakonshme me 21 prill. Për ditëlindjen e mbretëreshës planifikohet që të mbahet një paradë.

Por prilli është shumë i ftohët për parada në Britani. Prandaj monarkët britanik festojnë ditëlindjen në qershor. Zakonisht në të shtunën e dytë të qershorit.

Kjo traditë ka filluar në vitin 1748, kur Mbreti Xhorxh II kishte lindur në nëntor. Prandaj për t’i ikur ftohjes, ai e kishte shtyrë ditëlindjen gjatë stinës së verës./Indeksonline/