75 Mall Live Search
20:54 / E Shtunë, 25 Prill 2026 / MSH1

“Pse më kopjon”/ Me kë e ka Rikja?

Rike Roci ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram Story, ku ka krahasuar dy foto pothuajse identike.

Në imazhin e parë shfaqet një skenë nga një produksion i huaj, me aktoren e njohur Ester Exposito.

Ndërsa në të dytin, vetë Rike në ambientet e xhirimit të filmit “ADN”, bashkë me Azem Gagicën, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka zgjedhur ta shoqërojë postimin me mbishkrimin: “Pse me kopjon?”, duke lënë të kuptohet në mënyrë ironike ngjashmëria mes dy skenave.

Në foto, Rike shihet e fokusuar dhe në rol aksioni, ngjashëm me produksionin nga Prime Videos.