75 Mall Live Search
23:15 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Pse më shef?! Mylle gojën e futu n’furgon or ti”, polici tropojan bën gangsterin me lezhjanin

Nuk janë të pakta rastet kur policët bëjnë të fortët me qytetarët thjesht sepse u duket vetja të pacenueshëm për shkak të uniformës që veshin.

Një djalë nga Lezha, ka rrëfyer ngjarjen që i ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit me “tropojanin në Lezhë”, policin që u kall datën qytetarëve dhe u bën atyre gangsterin.

“Pse më shef”, sipas djalit që ka shkruar, ishte arsyeja që u ndalua nga ky polic.

Ai rrëfen se polici e ka provokuar ta godasë pasi e ka tërhequr për krahu dhe e ka ofenduar.

Qytetari nga Lezha ka deklaruar për JOQ:

Ora 3 e mengjesit teksa po kthehesha nga puna per ne shpi perballe Katedrales se Lezhes me ndalon nje nga policet i quajtur Myrteza i njohur si Tropojani ne Lezhe me ndalon me shkakun “Pse me shef

dhe vjen tek dritarja e makines duke me terhequr per krahu me fjalet hajde me mu ne fugon dhe ne komisariat” nderkohe qe un i kerkoja arsyen e ndalimit dhe polici Myrteza filloj duke me terhequr me dhun dhe me nje te folur teper te rende. Ky eshte polici me problematik i cili ndalon persona pa arsye dhe sillet si gangster me qytetaret dhe menyren e komunikimit e ka teper te ashper. Pasi me dergoj ne komisariat ka vazhduar me provikime teper ordinere duke me provokuar per ti gjuajtur. Kjo eshte Policia qe duam valle?/ JOQ.al