Pse meriton votën Rrustem Berisha, në garën për Pejë

Gjenerali Rrustem Berisha është kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Duke marrë pjesë mbrëmë në Debatin për Pejën, në RTV 21, Rrustem Berisha ka treguar se përse sipas tij, duhet votuar atë dhe jo të tjerët.
“Unë gjatë jetës sime kam shërbyer në shumë detyra me përgjegjësi të lartë. Kam menaxhuar një buxhet që ndoshta është tre herë më i madh se buxheti i Pejës, pa asnjë skandal”, ka thënë Berisha.
Pesë kandidatë janë në garë për të marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr Pejën.
AAK përfaqësohet nga Rrustem Berisha, LVV përfaqësohet me Gazmend Agushollin, LDK ia ka besuar sfidën Gazmend Muhaxherit, i cili në debatin e mbrëmshëm nuk mori pjesë, Partia Demokratike e unitetit vjen me Kreshnik Husajn dhe Gani Veselaj është kandidat i pavarur.
PDK dhe Partia Balliste për shkak se kandidatët e propozuar kanë ndërruar jetë nuk kanë vendosur kandidatë të rijnë për të udhëhequr këtë komunë.
Komuna e Pejës ka gjithësejt 79 vendbanime.
Janë gjithësejt 109 mijë e 051 qytetarë me të drejtë vote në Pejë.
Peja në mandatin e kaluar është udhëhequr nga LDK, në krye me Gazmend Muhaxherin.