07:43 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pse meshkujt i zë gjumi pas seksit, ndërsa femrat jo

Është i ditur fakti që seksi ka efekt relaksues, madje e stimulon gjumin. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe shkenca!

Një mbrëmje pasionante në shtrat para gjumit dhuron ëndrra të bukura dhe netë të qeta, për shkak se stimulon ndjesinë e relaksit.

Këtë gjë e konfirmojnë ekspertët gjerman të mjekësisë së gjumit të German Sleep Society (Dgsm), të cilët shkojnë më tej edhe në arsyen se pse mashkullin e zë direkt gjumi dhe femrën jo.

Specialistët konfirmojnë dobitë e një gjumi të shëndetshëm në mirëqenien e gjithë organizmit. Kështu për të siguruar gjumë të thellë, këshillohet ndjekja e një stili jete të shëndetshëm si dhe aktivitet fizik konstant.

Mirëpo gjatë seksit çlirohen disa hormone stimulues që e mbajnë trupin aktiv dhe trurin zgjuar, veçanërisht tek femrat, dhe kjo është arsyeja se pse nuk i zë gjumi direkt pas seksit, shkruan noa.al.

Por kjo gjë nuk ndodh njëlloj me meshkujt, të cilët i zë gjumi direkt, për shkak se organizmi i tyre reagon ndryshe.