17:20 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pse meshkujt kanë fiksim veturat dhe orat e shtrenjta?

Shumica e meshkujve janë më të prirë të blejnë gjësende luksoze, konkretisht vetura dhe ora të shtrenjta, kështu thonë hulumtimet e reja  të cilat japin sugjerime.

Sipas një studimi i cili është  kryer nga Universiteti i Pensilvanisë pohon se dëshira për të poseduar produkte të brendeve luksoze dhe jo brende të lira, është e rrënjosur në epërsinë e idealeve biologjike e jo në barazi.

Ekipi hulumtues, i përbërë me profesorë marketingu, ka matur preferencat e 243 meshkujve mes moshave 18 dhe 55 vjet, duke e bërë këtë studimin më të madh për lidhjen mes testosteronit dhe dëshirës për të blerë produkte të shtrenjta.

Kësisoj, pas eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit kanë konstatuar se nivelet e larta të testosteronit shpijnë në dëshirën e meshkujve për ta “promovuar statusin e tyre social përmes konsumit ekonomik.