Pse Michael Jackson zgjodhi Elizabeth Taylorin si kumbare të vajzës së tij

Ikona e muzikës botërore Michael Jackson, i cili nuk jeton më që prej vitit 2009, merakun e madh të tij e kishte te vajza Paris Jackson.
Gjëja më e mirë që Michael bëri për vajzën sipas saj ishte të zgjidhte një kumbare në moshë të rritur, që do t’i qëndronte pranë Paris-it dhe ta orientonte ndërkohë që ajo përballej me famën që në moshë të vogël.
Zgjedhja ishte Elizabeth Taylor, e cila u kujdes për të, saqë edhe të gjithë vitet e shkollës i kreu në shtëpi. Nuk e dija si ishte të shoqërohesh me njerëz të moshës tënde”, është shprehur Paris në një intervistë për BBC-në.
Por fakti i hidhur ishte se Elizabeth ndërroi jetë vetëm dy vjete pas Michaelit dhe fati deshi që të përballonte e vetme vitet më delikate të jetës së saj.