Pse mungoi Edon Zhegrova në dasmën e vëllait?

Sot në mëngjes u bë zyrtar kalimi i Edon Zhegrovës në klubin e njohur italian Juventus kundrejt një shume disa milionëshe.
E festa për këtë zhvillim nisi që mbrëmë në familje, aty ku i dha fund beqarisë vëllai i Edonit, Erblini.
Në GrandEvents familja festoi, por me një mungesë të rëndësishme, atë të Edonit.
Në një video të ndarë me ndjekësit, aktori Vedat Bajrami i cili ka qenë afër Edonit që në fillimet e tij dëgjohet duke dhënë detaje mbi mungesën e futbollistit të njohur.
“Shkaku i transferit, data e fundit e futbollit u realizua me sukses. Edoni ju ka bërë të fala shumë. Besoni që ia kena siguru edhe aeroplanin privat me ardhë sot por nuk pat mundësi për arsye të kontrolleve mjekësore dhe rregullores së FIFA-s. Urime edhe një herë Edonit, fratello mios”, shprehet Vedati.
Ai nuk e ka lënë anash humorin kur ka uruar çiftin e ri duke u shprehur: “u bëftë një mëhallë, ose një Kombëtare e Kosovës”.