14:29 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / B O

Pse ndeshjet në Katar po zgjasin 100 minuta? Përgjigjet Collina

Pothuajse çdo ndeshje në Kupën e Botës në Katar zgjati më shumë se 100 minuta dhe tani është më se e qartë se kjo nuk është rastësi.

Për shembull, vetëm dje pamë deri në 35 minuta shtesë në tri ndeshje të luajtura pas minutës së 90-të.

Pierluigi Collina, arbitri legjendar dhe kreu i Komisionit të Arbitrave të FIFA-s, shpjegoi se çfarë fshihet pas kësaj praktike të arbitrave në shfaqjen e futbollit botëror:

“Në Kupën e Botës në Rusi koha e humbur u kompensuar saktësisht. Kështu duhet të ndodhë dhe tani”, tha dhe vazhdoi:

“Nëse do të shihnim tre gola, dhe çdo festim zgjat rreth një minutë e gjysmë, me këtë ju keni humbur tashmë pesë minuta,” shpjegoi arbitri legjendar italian.

Megjithatë, kjo nuk vlen për VAR:

“Nuk po flas për VAR-in, është ndryshe. Video-asistenti e llogarit me saktësi. Edhe kur isha arbitr, kur informacioni për kompensim vinte nga arbitri i katërt, nuk e mendon sepse ndjek çfarë po ndodh. Arbitri i katërt sugjeron kohëzgjatjen e kompensimit dhe gjyqtari e merr vetë vendimin”, përfundoi Collina, raporton Gazzetta dello Sport.