75 Mall Live Search
17:11 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pse ndiheni vazhdimisht të lodhur?

Ndodh shumë shpesh që edhe pasi  keni pushuar për një kohë të gjatë, jeni relaksuar, keni fjetur mjaftueshëm,kur të zgjoheni nga shtrati ta ndjeni  veten të lodhur.

Shifrat nga një sondazh i kompanisë Healthspan tregojnë që 97% pretendojnë se ndihen të lodhur shumicën e kohës dhe të dhënat e mjekëve tregojnë se 10% e njerëzve që vizitojnë  ata janë vetëm për të hetuar lodhjen e pashpjegueshme.

Aq shumë ka ankesa të këtilla për lodhje të “pashpjegueshme” sa që mjekët kanë krijuar edhe një akronim të dobishëm – TATT (Tired All The Time) – që ata shënojnë në shënimet e tyre kur një pacient ankohet për lodhje të vazhdueshme. Këtu, ekspertët tregojnë për disa nga shkaqet pse ndodh kjo në organizmin tonë,transmeton Indeksonline.

1.Nuk bëni ushtrime mjaftueshëm

Në një studim të Universitetit të Gjeorgjisë, të rriturit të cilët filluan të ushtrojnë lehtë tre ditë  në javë për vetëm 20 minuta raportohet se ndjehenin më pak të  lodhur dhe më energjik pas gjashtë javësh.

Kjo është për shkak se ushtrimi i rregullt e bën zemrën dhe mushkëritë tuaja të punojnë në mënyrë më efikase, duke dhënë oksigjen dhe lende ushqyese  trupit.

2.Ju nuk bëni gjumë të mirë aq sa ju mendoni

Hulumtimet e fundit tregojnë se shumë prej nesh vuajnë nga i ashtuquajturi “gjumë junk” – lloji gjumit  kur zgjoheni shpesh gjatë gjithë natës. Nuk i plotëson nivelet tona të energjisë, si dhe shtrirjet e gjata të gjumit të vazhdueshëm.
Gjumi “junk” mund të shkaktohet nga stresi, por edhe më nga tepër stimulimi i trurit shumë afër gjumit. Për shembull, duke kontrolluar postën elektronike ose duke përdorur tableta dhe telefona të mençur ata lëshojnë një dritë blu, për të prishur gjumin duke mashtruar trurin në prodhimin e hormoneve për të u “zgjuar” kur keni nevojë për të fjetur.
3.Përdorimi i shumtë i kafesë i ‘ua humb energjinë

Edhe pse ne në mëngjes  i pimë kafet për të na e larguar gjumin  dhe për të marr energji , ajo në fakt na bën të ndihemi më të lodhur sapo të na largohet gjumi i mëngjesit.
“Kjo për shkak se trurit tonë nuk i pëlqen duke u ndërhyrë me stimulues, për të u “kfjellur” nga alarmi i orës”, shpjegon Dr Chidi Ngwaba, drejtor i Klinikës së Mjekësisë Lifestyle.
Kafja është gjithashtu një ndërprerës serioz i gjumit, një studim në Journal of Clinical Sleep Medicine zbulon se pirja e tij edhe gjashtë orë para gjumit nënkuptonte një nevojë më të ultë për gjumë.

4.Mungesa e hekurit në gjak

Shifrat tregojnë se rreth një e treta e grave kanë sasi  të ulëta të hekurit në gjak, shpesh për shkak të periudhave të rënda.
Disa kanë nivel hekuri të ulët për të qenë anemike. Nëse ulni qepallat e poshtme dhe rimi i brendshëm duket i zbehtë në vend të trëndafilit, është një tregues i mungesës së tij.

5.Mungesa e vitaminës B

Rob Hobson,mjek për dieta shpjegon: “Ne të gjithë kemi një jetë shumë të zënë, prandaj është e domosdoshme të sigurojmë trupin me kalori dhe vitamina të mjaftueshme për të kaluar ditën në mënyrë të shëndetshme.
Vitamina B është veçanërisht e rëndësishme pasi ato kërkohen nga trupi për të kthyer ushqimin që hani në energji.

6.Mospirja e sasi së duhur të ujit

Humbja edhe më e paktë se 2% e përmbajtjes së ujit normal të trupit tuaj mund të ndikojë në nivelin tuaj të energjisë.
Duke punuar në një zyrë me ajër të kondicionuar, duke shkuar për një shëtitje të gjatë ose thjesht duke harruar për të pirë rregullisht, mund të çojë shpejt në nivele të varfër të lëngjeve.

Kjo shkakton presionin e gjakut të bjerë dhe do të thotë se nuk  merr  gjak të  mjaftueshëm në tru ose në muskujt. Pastaj mund të shkaktojë dhimbje koke, lodhje dhe humbje të koncentrimit./Indeksonline/