Pse ndodhë që në ditë të caktuara nuk realizoni një ‘selfie’ të mirë?
Jeni veshur, rregulluar dhe para pasqyrës dukeni mjaft bukur.
Por pastaj përpiqeni të realizoni një ‘selfie’ dhe gjithçka hidhet poshtë.
Lëkura juaj është me e rrudhshme sesa mendoni, poret tuaja hapen dhe kush e di pse qafa juaj duket kaq e shkurtër.
Papritur humori juaj bie, e ndjesia e keqe iu kaplon.
Pra pse është e pamundur që disa herë të realizoni një ‘selfie’ të bukur?
Ke ndryshuar telefonin?
Mënyra më e mirë për të realizuar një fotografi të mirë është të merrni një telefon të ri, me aparat fotografik më të lartë.
Pra kamera juaj e vjetër e ka të pamundur të theksoj detajet e bukura.
Ju nuk e dini se si duket fytyra juaj
Ne jemi të gjithë duke përdorur pasqyrën për të parë fytyrën, por shpesh herë kemi një orientim të çuditshëm.
Disa aplikacione për reduktim të gjërave të këqija mund të përdoren.
Pra mund të përdorni diçka, por normalisht në nuanca të normales.
Ju jeni të lodhur
Dy gjërat që do të bëjnë lëkurën tuaj të duket keq në një fotografi dhe në jetën reale është lodhja apo dehidratimi.
Pra siguroheni që keni të paktën 8 orë gjumë, dhe se po pini së paku 8 gota ujë në ditë, transmeton Indeksonline.
Pjesa më e rëndësishme në fotografi është ndriçimi
Drita natyrale ndoshta është e nevojshme por padyshim se ka nevojë edhe për një dritë të veçantë.
Pra kërkoni që të gjeni burimin më të mirë të dritës kur vendosni të realizoni fotografitë./Indeksonline/