22:26 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pse në javët në vazhdim seksi do të jetë i zjarrtë!

Prisni që jeta juaj seksuale të nxehet pas 16 shkurtit. Mos mendoni rreth asaj që thonë të tjerët kur vjen puna tek zgjedhjet tuaja seksuale. Lëreni ndrojtjen mënjanë dhe shijoni pasionin për të çliruar stresin që sjell prapavija.

Gaforrja

Mos ki frikë të kërkosh atë që do nga një partner. S’ka asnjë arsye për të marrë më pak nga çfarë dëshiron. Bëni mirë të shijoni flirtet rastësore.

Luani

Do të ndjesh dëshirën për të folur pistë në shtrat. Duket se është koha për t’ja bërë të qartë partnerit/es edhe fantazitë më të egra që ke. Mos harro që të flasësh për dëshirat është një lloj kujdesi për veten!

Virgjëresha

Do ndjesh energji në jetën tënde seksuale këto javë. Do të të duket paksa e vështirë për t’ja komunikuar partnerit dëshirat e tua sepse ke frikë nga reagimi, por bëje!

Akrepi

Romanca është në qendër të vëmendjes tënde këtë periudhë! Do të ndjesh dëshirën e brendshme për të folur rreth seksit dhe kënaqësive të shtratit me partnerin. 

Shigjetari

Mërkuri në prapavijë mund ta bëjë jetën tënde personale paksa stresuese, por kjo s’do të ndikojë fare në humorin tënd për t’u kënaqur në krevat! Shmangi dramat dhe shijo momentin.

Bricjapi

Kur vjen puna për të plotësuar nevojat e shtratit ju ndiheni super energjik! Bëhuni gati sepse ky sezon, është shumë seksi për ju. Kujdesuni për partnerin tuaj dhe flisni me të në një mënyrë që të mos tingëllojë agresive.

Ujori

Ti ke mbledhur shumë tension seksual gjatë kësaj kohe dhe nuk je fare i sigurt për mënyrën si do ta shprehësh. Merr pak kohë për veten dhe planifiko një natë seksi vetëm me veten!

Peshqit

Mos u surprizoni nëse dikush nga grupi juaj shoqëror nis t’ju shohë ndryshe dhe ndez shkëndija seksuale mes jush. Rri i hapur ndaj romancave dhe mundësive të reja sepse këtë prapavijë, mund të ndodhin shumë!