23:35 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / MSH

Pse nuk duhet të hani shpejt? Ja nga çfarë rrezikoheni

Shpesh jemi me nxitim dhe nuk kemi kohë të mjaftueshme për të ngrënë, kështu që veprojmë shpejt. Ose thjesht jemi mësuar të hamë shpejt. Megjithatë, kjo nuk është aspak e shëndetshme. Disa njerëz hanë zakonisht shumë shpejt dhe disave iu duhet më shumë kohë për të ngrënë të gjithë vaktin.

Kur hamë shpejt, gëlltisim pjesë më të mëdha ushqimi dhe nuk marrim mjaftueshëm kohë për ta tretur atë. Sa më mirë ta tretni ushqimin, aq më mirënjohës do të jetë stomaku juaj. Besohet se një kafshatë ushqimi duhet të përtypet të paktën 30 deri në 50 herë. Në këtë mënyrë, lëndët ushqyese do të arrijnë në gjak më shpejt dhe më lehtë.

Gëlltitja e shpejtë është e lidhur ngushtë me gazrat dhe fryrjen e barkut, sepse gjatë të ngrënit marrim shumë ajër në stomak. Lidhet gjithashtu dhe me dhjamosjen sepse stomaku ka nevojë për kohë për të na dhënë sinjal kur është ngopur dhe deri atëherë kemi ngrënë një sasi më të madhe ushqimi sepse nuk kemi ndjenjën e masës.

Ngrënia e ushqimeve të shpejta çon gjithashtu në probleme të ndryshme me traktin tretës, si dhe me stomakun. Shkakton rritje të acidit të stomakut, ndaj me siguri do të keni ndjesinë se ushqimi po ju “kthehet”. Kjo ndodh sepse ushqimi prodhon acid që shkon nga stomaku në ezofag.