11:04 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Pse nuk ka ujë, a jemi duke kursyer për janar?” – Momenti epik i Mourinhos dje

Pas disa barazimeve rresht, Manchester United iu kthye fitoreve në Premier League.

Skuadra e Jose Mourinhos ia doli dje që ta mposhtë Fulhamin në ndeshjen e zhvilluar në ”Old Trafford”.

”Djajtë e Kuq” e fituan ndeshjen ndaj skuadrës londineze me rezultat bindës, 4-1, transmeton IndeksOnline.

Pas, ndeshjes, trajneri portugez u paraqitë në konferencën për shtyp, ku dhuroi një moment epik.

Me të hyrë në sallën e konferencës, ai ishte i çuditur se si nuk kishte ujë në tavolinë.

Dhe ai pyeti: ”Pse nuk ka ujë? A jemi duke kursyer për janar?”./IndeksOnline/