06:07 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pse nuk ndodhin sulme terroriste në Itali?

Shumica e vendeve evropiane kanë qenë objekt i sulmeve terroriste. I vetmi vend, që nuk ka provuar makthe të tilla, është Italia, pavarësisht se kanë hyrë shumë emigrantë ilegalë.

Vetëm në vitin 2017, kanë hyrë 82 për qind emigrantë, nga numri i përgjithshëm që kanë hyrë në Evropë. Sqarimi i dhënë deri tani, është se mafia italiane ka arritur t’i pengojë xhihadistët të grupohen dhe të organizojnë sulme. “Kemi vërejtur se mafiozët italianë tashmë e kontrollojnë pjesën jugore të vendit, dhe shumica e myslimanëve jetojnë në veri, e as atje nuk i kanë formuar getot e tyre”, ka thënë Arturo Varveli, nga Fakulteti Ndërkombëtar për Shkencat Politike, në Milano. Sipas një komandanti të policisë lokale, për shkak të eksperiencës, policia ka dhënë një kontribut të madh në parandalimin e terrorizmit.

“Lufta kundër krimit të organizuar u ka dhënë shërbimeve tona eksperiencë të madhe, në mbikëqyrje të grupeve të vogla, por të lidhura ngushtë. Gjithashtu kemi eksperiencë nga procesi i mbikëqyrjes së celulave të majta dhe të djathta terroriste, të cilat kanë vepruar në gjithë Italinë, gjatë viteve ’70- ‘80”, – ka treguar ai për “Economist”. /TO/