Pse nuk u stërvit sot Enis Bardhi me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut?

Sot, futbollisti shqiptar, Enis Bardhi nuk u paraqit në stërvitjen e kombëtares së Maqedonisë së Veriut. Kjo mori vëmendje në mediat kosovare.
Indeksonline kontaktoj me zëdhënësin e Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Faton Zylbehari për ta pyetur rreth Enis Bardhit.
“Bardhi sonte bashkohet me ekipin përfaqësues. Dje kishte ndeshje me Real Madridin dhe fluturimin e kishte sot pasdite. Ishte e paralajmëruar kjo që më parë dhe nuk arrinte dot seancën stërvitore”, u shprehë ai.
Maqedonia e Veriut do të luaj me 8 tetor kundër Kosovës në kuadër të play-offit në Ligën e Kombëve./Indeksonline/