75 Mall Live Search
14:11 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / AR

Pse pati pengesa në fluturimet Stamboll-Prishtinë, flasin nga aeroporti

Mëngjesin e së hënës, Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet i fuqishëm, ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar në afër 9 mijë.

Redaksia e Indeksonline ka pranuar ankesa nga qytetarët që kanë rezervuar udhëtimet në linjën Stamboll-Prishtinë dhe anasjalltas, e që të njëjtat nuk janë realizuar.

Nga kompania e fluturimeve “Pegasus Airlines” për Indeksonline konfirmuan se dy fluturimet e datës 7 dhe 8 shkurt nuk janë realizuar për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Anulimin e disa fluturimeve për në Turqi e kanë konfirmuar edhe zyrtarë turk.

Kurse nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” për Indeksonline thanë se “nuk ka pasur ndonjë anulim nga fluturimet e Stambollit me arsye te tërmetit në Turqi”.