75 Mall Live Search
10:26 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / MSH

Pse Petrol Company është ndryshe në tregun e derivateve?

A je në rrugë, drita e rezervuarit po të tregon shenjën e kuqe…derivatet qenka gati duke u harxhuar?!

Mos u merakos, se ka zgjidhje: Petrol Company është ndalesa ku zgjidhen të gjitha këto halle!

Petrol Company është një ndër rrjetet më të mëdha të pikave të derivateve në Kosovë, me pika gjithandej vendit, në çdo qytet të madh, madje, madje me dy-tri pika në shumë nga qytetet dhe zonat e rëndësishme rrugore.

Derivate me çmime ndër më të ulëtat në treg, edhe përkundër rritjeve gjithandej. Duket sikur Petrol Company e di si është jeta sot, prandaj i ka përshtatur çmimet me të ardhurat reale të qytetarëve. Nuk po bëjnë “zbritje” sa për reklamë, por po e bëjnë për një matematikë që ka kuptim.

E po ashtu, çdo pikë e rrjetit të Petrol Company është e pajisur me nga një restorant “Be Happy”. Çdo restorant është një vend i ngrohtë dhe mikpritës ku klientët mund të ndalen për të shijuar një vakt të shijshëm.

Përveç stacionit të derivateve dhe restorantit “Be Happy”, çdo pikë e Petrol Company është e kompletuar edhe me një dyqan të tipit “One Stop Shop”, një hapësirë e përshtatshme dhe e organizuar mirë, ku klientët mund të gjejnë një shumëllojshmëri produktesh për nevojat e përditshme, nga pijet freskuese, kafetë deri te ushqimet e paketuara.

Të mbushësh makinën, të marrësh diçka për të ngrënë dhe të bësh disa blerje, gjithçka afër njëra-tjetrës.