Pse po e fshehë të dashurin Agnesa Vuthaj?!
Agnesa Vuthaj vazhdon të jetë njëra ndër femrat më të bukura shqiptare.
Ndonëse tejet aktive në rrjetet sociale, ajo vazhdon të fshehë partnerin e saj, madje për jetën e saj private ka kohë që nuk ka treguar ndonjë detajë.

Por, Vuthaj nuk është se përton që bukur shpesh t’i bëjë publike dhuratat që i pranon, sigurisht nga personi i zemrës.
Së fundmi ajo ka pranuar një buqetë me lule, e cila padyshim që e ka lumturuar atë.

Kujtojmë faktin se Vuthaj jo rrallë herë frekuenton vende të ndryshme të botës, porse përsëri nguron të na tregojë se nga kush shoqërohet. /Indeksonline/

