75 Mall Live Search
15:26 / E Shtunë, 29 Janar 2022 / MSH

Pse po protestohet në Kosovë?

Shkruan: Fadil Maloku

Protestat e sotit, janë kërkesa të njëmendëta apo thjesht një protagonizëm për vetëafirmim politik?
Shtatë arsye, kur protestat janë të shëndetshme për demokracinë;

  1. Kur krijojnë mobilizim konstant dhe vigjilent për demokracinë, në kuptimin e “trajnimit” të ndërgjegjes publike qytetare;
  2. Kur janë paqësore, dhe jo të dhunshme (sepse, përdorimi i dhunës me automatizëm kthehet bumerang);
  3. Kur stimulojnë pjesëmarrjen aktive qytetare për padrejtësitë publike, e jo promovimin e inateve ideologjike;
  4. Kur vigjilojnë vemendjen publike, e jo interesin klanor e grupor qoftë të fraksioneve apo faksioneve të ndryshme të formacioneve politike;
  5. Kur, “kujdestarojnë” vetëkënaqësinë eventuale qeveritare duke argumentuar mangësitë e qeverisjes dhe defektet e vendimarrjeve:
  6. Kur nuk kërkojnë protagonizëm medial dhe politik, vetëm shkaku i afirrmimit të ca protagonistëve të zhgënjyer me “partituren”paraprake partiake;
  7. Kur nuk e kanë synim dhe rekomandim kontestimin e shtetit , por të pushtetit;