75 Mall Live Search
11:56 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / mp

Pse po reagojnë shkencëtarët? Orlando Bloom pagoi mbi 11 mijë euro për të “hequr” mikroplastikën dhe substancat toksike nga gjaku

Aktori i famshëm, Orlando Bloom, i është nënshtruar një trajtimi në 24 orët e fundit, me qëllim që të pastrojë gjakun e tij nga mikroplastikat dhe substancat toksike.

Aktori i famshëm, Orlando Bloom, i është nënshtruar një trajtimi në-24 orët e fundit, me qëllim që të pastrojë gjakun e tij nga mikroplastikat dhe substancat toksike.

Këtë e ka zbuluar vetë 48-vjeçari përmes një postimi në profilin e tij në Instagram. Bloom zgjodhi një klinikë në Londër, e cila premton se për një tarifë prej 11,800 eurosh ai mund të eliminojë si mikroplastikat ashtu edhe substancat toksike nga trupi i njeriut.

Aktori madje postoi një foto të veten gjatë procedurës, e cila i ngjan një marrjeje gjaku, duke falënderuar publikisht klinikat Clarify.


Orlando Bloom pagoi 11,800 euro për të “hequr” mikroplastikën dhe substancat toksike nga gjaku i tij – Pse po reagojnë shkencëtarët?

Megjithatë, shkencëtarët janë skeptikë ndaj pretendimit të klinikës, duke këmbëngulur se nuk ka prova të besueshme për të mbështetur pretendimet e saj.