75 Mall Live Search
16:12 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Pse po shtyhen seancat ndaj vrasësit nga Vlora?

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për gjykimin e Ridvan Zykajt, në datën 4 qershor, ora 12:00.

Kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e mungesës së Prokurorit Saimir Smaka dhe të pandehurit Zykaj.

Gjykata ka kërkuar shoqërimin e të pandehurit nga burgu, gjë e cila nuk ka ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore.

Në këtë seancë nuk janë paraqitur as dëshmitarët.

Eshtë hera e dytë e shtyrjes, pasi seancën e kaluar  avokati i Zykajt, Klajdi Meçaj, refuzuoi që të vijojë mbrojtjen.

Ridvan Zykaj ra në pranga vitin e kaluar pasi vrau 8 vetë në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

24-vjeçari shkrepi kallashnikovin në familjen e kushërinjve të tij, duke lënë të vdekur 8 persona, burra, gra dhe fëmijë.

Si motiv i konliktit dyshohen edhe çështjet pronësore.