Pse Richard Gere u ndalua të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar për 20 vjet?
Aktori i famshëm Richard Gere tha se nuk e mori “personalisht” faktin që Akademia ia ndaloi të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar për 20 vjet – dyfishi i dënimit që mori Will Smith për goditjen me shuplakë të Chris Rock në skenë.
Ai foli për ndalimin e tij afatgjatë në një intervistë të publikuar dje, transmeton Indeksonline.
Gere u gjobit për kritikimin e qeverisë kineze gjatë dorëzimit të njërit prej çmimeve në vitin 1993. Si një budist praktikues, Gere kishte një interes personal në tensionet midis Kinës dhe Tibetit.
Tibeti luftoi për pavarësi pasi u aneksua nga Kina në vitet 1950, dhe Dalai Lama iku në vitin 1959 dhe mbetet në mërgim deri më sot.
Aktori e shfrytëzoi momentin e tij në skenë për t’iu drejtuar udhëheqësit të atëhershëm kinez Deng Xiaoping./Indeksonline/

