75 Mall Live Search
10:24 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Pse rri zgjuar natën”, shqiptari godet me gurë të atin, 63-vjeçari përfundon në spital

Një 37- vjeçar nga Libofsha e Fierit është prangosur nga policia pas dhunës që ushtroi ndaj të atit 63-vjeçar.

Konflikti ka nisur rreth orës 01:00 të natës, në momentin kur i riu mërzitur se pse babai i tij qëndronte ende zgjuar në atë orë. Orjald Tushi, e ka goditur babain e tij me gurë, pikërisht se ky qëndronte zgjuar natën.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

O. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta.

63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjetë dhe një armë e ftohtë(thikë)