75 Mall Live Search
10:24 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pse selektori i Shqipërisë është prishur me sulmuesin gjakovar?

Sulmuesi i Kombëtares Shqi[tare, Eros Grezdaështë larguar nga grumbullimi për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin.
Telashet te Shqipëria nuk ndalen.

As ndërrimi i trajnerit nuk ka sjellur qetësi në skuadër, pasi që këtë herë ishte sulmuesi Eros Grezda ai i cili u largua nga grumbullimi pasi nuk i komunikuar se nuk do të luante titullar në dy ndeshjet e radhës.

Në prag të debutimit të tij si trajner i Shqipërisë, Edy Reja ka folur para gazetarëve edhe për këtë çështje.

“Sa e njoh Islandën? Të gjithë grupin e njoh mirë. Kanë një organizim të mirë në të gjithë fushën”, deklaroi Reja. “Ata kanë Sigurdsson që është një lojtar shumë i mirë dhe kyç si në teknike dhe në fizik. Ne do të shkojmë në fushë për të bërë ne lojën tonë, nëse do presim lojën e tyre do të bëhen shumë të rrezikshëm”.

Më pas u ndal te pyetja për Grezdën: “Nuk ka një çështje Grezda. Ai ka marrë një vendim të tillë dhe është një përgjegjësi e tij. Kemi pasur pikëpamje të ndryshme”.

“Është në planet tona dhe do të diskutojmë për të ardhmen. Mbi të gjitha ai është shprehur dhe nuk besoj se mund te jem unë pjesë e këtij diskutimi dhe as Federata”. “Më mirë të mendojmë ndeshjen, pasi është më e rëndësishme. Unë pres të bëjmë një lojë të mirë dhe kjo është më e rëndësishmja”, theksoi italiani.

Shqipëria sot do të përballet në Rejkjavik përballë Islandës me fillim nga ora 15:00