75 Mall Live Search
17:14 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / A. M.

Pse ShSKUK s’po vepron ndaj dy drejtorëve të Kardiologjisë me aktakuza, MPB njoftohet për rastin!

Ndonëse Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, SHSKUK-ja ende nuk ka marrë vendim ndaj tyre. Të paktën, zyrtarisht s’është publikuar asnjë lajm.

Bëhet fjalë për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë, dr. Lulzim Kamberi dhe dr. Edmond Haliti, shef shërbimit të cilit u është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Ndërsa, mësohet se për interpretim ligjor të rastit është pyetur edhe Ministria e Punëve të Brendshme (DMZP e cila dha interpretim ligjor rreth pezullimit).

Drejtori i Shskuk, Elvir Azizi dhe Drejtori Osman Hajdari kanë hezituar të ekzekutojnë vendimin e interpretimit ligjor.

Kësisoj, duket kërkuar rrugë alternative  për mosekzekutimin e  vendimit dhe njeherit duke rrëshqitur vet në shkelje. /Indeksonline/